Leverkuseni ka arritur të mposht Freiburgun me rezultat 3-2, në udhëtim në kuadër të xhiros së 26-të në Bundeslligë.
Florian Ëirtz shënoi golin e parë në minutën e dytë, për t’i dhënë epërsiënë ‘aspirinave’, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë nuk mungoi përgjigja nga vendasit, kur pas tetë minutave barazuan përmes Doan.
Hlozek e riktheu Leverkusenin në epërsi sërish në minutën e 40-të.
Kurse Patrick Schick shënoi golin e sigurisë në minutën e 53-të, për 3-1.
Freiburgu deri në fund realizoi edhe një gol me anë të Keitel për të ngushtuar diferencën në 3-2.
Kjo ishte fitorja e 38 me radhë për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso.
Me këtë fitore Leverkuseni është në kuotën e 70 pikëve, 10 më shumë se Bayerni që është në vendin e dytë.
Kurse Freiburgu është në pozitën e nëntë me 33 pikë./Arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...