Leverkuseni fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Moldes, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League.
Kjo ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje për “aspirinat”, shkruan Arbresh.info.
Leverkuseni tregoi edhe njëherë tjetër superioritetin këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Kjo skuadër tani është e pamposhtur në 23 ndeshje në të gjitha garat.
Leverkuseni e mbylli këtë kampanjë në vendin e parë në grupin H, teksa Qarabag ishte skuadra tjetër që siguroi kualifikimin tutje në Europa League përmes vendit të dytë, Molde zuri vendin e tretë për të vazhduar garat në Conference League, kurse Hacken u eliminua nga gara, pasi doli e fundit me asnjë pikë/Arbresh.info/