Leverkuseni ka arritur të marrë një barazim në Londër ndaj West Hamit 1-1, në çerekfinalen e dytë të Europa League.
Ky barazim e dërgon Leverkusenin në gjysmëfinale të Europa League, pasi në Gjermani triumfuan 2-0, shkruan Arbresh.info.
West Ham e nisi mirë duke shënuar në minutën e 13-të me Antonion.
Teksa barazimi i Leverkusenit erdhi një minutë para fundit të kohës së rregullt nga Frimpong.
Kështu Leverkuseni vazhdon serinë pa as edhe një humbje këtë sezon nën drejtimin e Alonsos.
Skuadra e Granit Xhakës pasi fitoi Bundesligën, është në rrugë të mirë për trofeun e parë evropian në histori.
Leverkuesni në gjysmëfinale do të përballet me Romën, që eliminoi Milanin./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...