Bayer Leverkusen fiton në frymën e fundit në transfertë ndaj Augsburg me rezultatin 0-1. “Aspirinat”, ishin superior për pjesën më të madhe të takimit, megjithatë për të gjetur golin e fitores u desh të vinte minuta e 94. Heroi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso ishte Palacios që nuk gaboi në zonën kundërshtare dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Dahmen.
Falë këtij suksesi, Bayer Leverkusen u shpall Kampione e Dimrit teksa Aspirinat ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, katër më shumë se ndjekësit e Bayern Munich.
Nga ana tjetër, Augsburg mbetet me 18 pikë në vend të 11. Në ndeshjet e tjera, Leipzig u mposht në shtëpi nga Eintracht Franfurt me shifrat 0-1, Koln barazoi 1-1 me Heidenheim, Freiburg barazoi 0-0 me Union Berlin teksa Mainz po ashtu barazoi 1-1 me Wolfsburg./ss
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin