Një gol i realizuar nga Granit Xhaka ka bërë që Bayer Leverkusen ta fitojë Kupën e Gjermanisë.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka mposhtur të shtunën skuadrën e Kaiserslautern.
Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në “Olympiastadion” ka qenë 1-0.
Ka qenë minuta e shtatëmbëdhjetë e ndeshjes kur Xhaka me një goditje nga distanca ka mposhtur portierin Krahl.
Me avantazhin minimal është mbyllur edhe pjesa e parë.
Në frasksionin tjetër të ndeshjes Leverkusen ka vazhduar me dominimin, por gola nuk ka arritur të shënojë.
Kjo fitore e Leverkusen vjen pas disfatës së kësaj jave në Europa League, ku skuadra gjermane është mposhtur nga Atalanta.
Leverkusen paraprakisht ka fituar edhe titullin në Bundesligë, duke bërë që në këtë edicion të jetë kampion i padiskutueshëm në futbollin gjerman./rtk/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...