Chelsea nuk do e këtë të lehtë të transferojë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz për 75 milionë euro.
Havertz këtë sezon ka shkëlqyer, ndërsa është në top formë që nga rifillimi i Bundesligës, transmeton portali arbresh.info.
Gjermani është i lidhur me largimin nga Bundesliga, mirëpo drejtori sportiv i Leverkuse, Rudi Voller, beson se ende mund ta mbajnë Havertz.
“Nuk kemi humbur shpresën që ai do qëndrojë me neve”.
“Do provojmë t’i japim çdo mundësi që ai ende të vazhdojë me kualitetin. Ai është në top formë në pjesën e dytë të sezonit”, theksoi tutje ai.
Për Havertz interesim ka edhe Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...