Google ADS

Leverkusen ‘demolon’ Frankfurtin në udhëtim, shkon në 48 ndeshje seria pa humbje

19:23 | 5 Maj 2024
D.H

Leverkusen ka shënuar një tjetër fitore në kuadër të Bundesligës gjermane.

Kësaj radhe viktimë e ‘aspirinave’ ishte Frankfurti që e mposhti me rezultat bindës 5-1, shkruan Arbresh.info.

Ecurinë e golave e nisi Granit Xhaka me një supergol në minutën e 12-të të ndeshjes.

Megjithatë, Frankfurti barazoi në minutën e 32-të përmes Ekitikes.

Por kaq ishte se çfarë treguan vendasit në këtë ndeshje.

Një minutë para fundit të pjesës së parë Patrick Schick riktheu epërsinë e Leverkusenit duke realizuar për 2-1.

Ndërsa në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe dy gola.

Fillimisht Palacios në minutën e 58-të nga penalltia shënoi për 3-1.

Golin e radhsës e shënoi Frimpong në minutën e 77-të.

Kurse për të vulosur fitoren e kampionëve të Gjermanisë, shënoi Boniface nga penalltia një minutë para fundit.

Pas kësaj fitore Leverkuseni ka 84 pikë në 32 ndeshje teksa ecurinë e ndeshjeve pa humbje këtë sezon e dërgon në 48.

Kujtojmë se të drejtuarit e Xabi Alonsos u shpallën kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori disa xhiro më parë ndërsa synojnë të mbyllin stinorin pa humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme