Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat bindës 5-2 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Farmaceutikët kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Manuel Akanji.
Por, e njëjta gjë ndodhi edhe pas vetëm pesë minutash, mirëpo tani në portën e Leverkusenit nga Jeremie Frimpong (16’).
Mirëpo, mysafirët e rikthyen epërsinë me golin e Florian Wirtz, që pranoi një asistim nga Kevin Bellarabi në minutën e 20-të.
Goli i tretë për Leverkusenin u shënua pas vetëm tetë minutash, dhe realizator ishte Robert Andrich (28’).
Në 45 minutat e dytë, skuadra mysafire ia doli të tundte rrjetën e Dortmundit edhe dy herë, e në listë u fut edhe Jonathan Tah, që realizoi në minutën e 53-të.
Leverkuseni nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 86-të realizoi edhe golin e pestë me anë të Moussa Diabyt (87′).
Dortmundi u largua nga stadiumi i tyre edhe me një gol tjetër, i shënuar nga Steffen Tigges në minutën e 90+1.
Pas javës së 21-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, nëntë më pak se Bayern Munchen, gjersa Leverkuseni është në të tretin me 38 sosh.
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë