Leverkusen barazon ndaj Suttgartit, 22 ndeshje radhazi pa humbje

17:40 | 10 Dhjetor 2023
D.H

Bayern Leverkusen nuk ka marrë më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Stuttgartit në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të, në Bundesliga.

Ndeshja përfundoi 1-1, me vendasit që e nisën ndeshjen më mirë se mysafirët.

Fuhrich realizoi për Stuttgartin në minutën e 40-të, për të krijuar epërsinë.

Ndërsa Florian Wirtz barazoi vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Pas këtij barazimi Leverkuseni mbetet lider i Bundesligës me 36 pikë, katër më shume Bayern Munich, por që kan një ndeshje më pak të luajtur.

Teksa Stuttgarti është i treti me 31 pikë.

Kjo ishte ndeshja e 22-të rradhazi pa humbje në të gjitha garat këtë edicion të garave e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme