Prishtina ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës duke transferuar Leutrim Islamin.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Islami është sulmues anësor dhe ka qenë pjesë e shkollës së futbollit të Flamurtarit.
Sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Fushë Kosovës ku ka zhvilluar paraqitje fenomenale.
Ai për faqen zyrtare të klubit tha se është kënaqësi dhe privilegj të jetë pjesë e bardhekaltërve si dhe ka premtuar maksimumin për klubin dhe ‘Plisat’.
“Kënaqi dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është nder për mua që do të barti fanellën e klubit bardhekaltër. Premtoj se do të jap maksimumin për klubin, për “Plisat”. Shpresojë së bashku t’i arrijmë synimet e ekipit”, tha Islami.
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë