Futbollisti i Fiorentinas, Davide Astori, ka ndërrua jetë të dielën në mëngjes.
Astorit sot iu bën homazhet e fundit nga klubet dhe futbollisëtët e të gjitha klubeve në Serie A.
Trupi i tij fillimisht ishte i vendosur në qendrën stërvitore të Kombëtares italiane, Coverciano.
Ai pastaj u nis për në Firence, në bazilikën e Santa Croce.
Aty po bëhen homazhet e fundit dhe ritualet fetare.
Në emër të skuadrës së Fiorentinës, ishte Milan Badelj ai që mbajti fjalën e rastit në nderim të kujtimit të Astorit, që u nda nga jeta mëngjesin e të dielës, pas një ataku kardiak.
“Ju jeni vëllai dhe djali që të gjithë do të donin të kishin. Prindërit tuaj nuk bënë asgjë të gabuar me ju, as edhe një presje. Ju nuk jeni si të tjerët, jeni futbolli i vërtetë, i pastër i fëmijëve. Mendimet tona shkojnë tek nëna, babai, vëllezërit tuaj, Francesca dhe Princesha Vichy. Ke qenë një burrë mjaft I lartë dhe ne do të duhet t’i tregojmë asaj. Ju jeni dritë për të gjithë ne”, tha Badelj në fjalimin e tij.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...