Leroy Sane ka kompletuar transferimin nga Manchester City te Bayern Munich.
Pas katër vitesh në Premierligë, ylli gjerman, është rikthyer në Bundesligë, për të veshur fanellën e Bayern Munich.
Menjëherë pas konfirmimit lojtar i ‘Bavarezëve’, Leroy Sane iu është drejtuar me një letër tifozëve, lojtarëve dhe gjithë skuadrës së Manchester Cityt.
“Faleminderit shumë për kohën e shkëlqyeshme dhe gjithë mbështetjen në katër vitet e fundit”, ka shkruar Sane, përcjell lajmi.net.
“Ka qenë një kohë më të vërtetë intensive dhe e sukseshhme, të cilën me siguri nuk do ta harroj”.
“Fituam shumë ndeshje, shënuam një ton golash, thyem disa rekorde dhe festuam së bashku shtatë tituj”.
“Faleminderit të gjithë tifozëve, stafit dhe shokëve të mi të skuadrës. Do ta kujtojë gjithmonë këtë kohë me shumë gëzim dhe krenari”.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...