Portieri ikonik i Barcelonës, Victor Valdes ka gjetur kohë të shkruajë gjerë e gjatë për homologun e tij, Iker Casillas
Iker Casillas pësoi sulm në zemër të mërkurën gjatë stërvitjeve me Porton, derisa e gjithë bota e futbollit u bën bashkë për t’u solidarizuar me një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit.
37-vjeçari gëzoi një karrierë fantastike me Real Madridin dhe Spanjën, duke fituar të gjithë trofet e mundshëm, transmeton lajmi.net.
Edhe pse në shumicën e kohës ishin rival (Casillas luante te Reali, Valdes te Barcelona), Valdes ka shkruar një letër mjaft emocionuese për portierin spanjoll.
Lajmi.net më poshtë ua përcjell letrën e plotë të ish-porterit të Manchester United drejtuar portierit të Portos:
“I dashur Iker, mik i dashur.
Në botën e futbollit disa zgjedhin të jenë portier ndërsa të tjerët duhet të mësojnë me të gjitha defektet dhe virtytet e tyre.
Ju jeni dhe gjithmonë do të jeni një nga ata që kanë lindur me një dorezë në të dyja duart: idhulli që ka këto cilësi të lindura që ne duhet t’i arrijmë. Idolli që ngriti trofeun që shumica e ëndërrojnë, Kupën e Botës.
Ju jeni dhe përgjithmonë do të jeni forca motivuese që ata ‘midis portave’ do të ëndërrojnë të jenë, dikush që mund të fluturojë më lart dhe më gjatë se të gjithë ne së bashku. Duke e bërë të pamundurën, realitet. Të mbyll çdo aksion me pritje magjike. Pritje që vetëm dikush do mund t’i bënte me ‘shkop magjik’ dhe ai ishte ti.
Miku im, është e pashmangshme të shkruaj këto rreshta e të mos emocionohem duke kujtuar atë që kam jetuar, duke admiruar me njëfarë nostalgjie ato beteja të mëdha me ju përpara meje, që më bëri të vlerësoj gjithçka shumë më tepër, dhe pa e ditur atë dhe për atë që më keni dhënë në secilën sesion trajnimi. Një vend i tërë ju vlerësoi.
Si portier, ne e pranojmë pa frikë dhe me vlerat përmes të cilave ne identifikojmë veten, rreziku që jeta vendos të na afrojë pranë vetes dhe në këtë rast është më shumë se një shpëtim i thjeshtë. Zemra juaj, që vazhdon të rrahë për hir të atyre që ëndërrojnë të arrijnë atë që dikur ishit ju, si një mik dhe si një rival në kohët e kaluara, unë ju inkurajoj që të jeni ky luan i bardhë edhe një herë, por këtë herë në anën tjetër[pensionohu].
Është besnikëria juaj që ju përcakton, dhe kjo tashmë është histori.
Gjithmonë në mendimet e mia, nga portieri te portieri.
The double.
V.V.”
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...