Sulmuesi italian, Riccardo Saponara, ka shkruar një letër amtumire për bashkëlojtarin e tij, Davide Astori.
Saponara ka kaluar vitin e fundit duke luajtur përkrah Astorit te Fiore, dhe ish-sulmuesi i Empolit ka treguar impaktin e kapitenit të Violas.
“O kapiten, kapiteni im,” fillon ai të shkruajë në Instagram. “Pse nuk zbrite për të ngrënë mëngjes me të gjithë ne? Pse nuk i more këpucët nga dhoma e Marco-s dhe të zbrisje të pije lëngun e portokallit si gjithmonë?
“Tani na thonë se jeta vazhdon, se duhet të tregohemi të fortë dhe të shohim përpara, por çfarë shije do të ketë mungesa jote? “Kush do të mbërrijë çdo mëngjes te kafeteria për të na ngrohur me buzëqeshjen e tij? Kush do të na pyesë se çfarë bëmë një natë më parë dhe të qeshë për këtë gjë?
“Kush do të qortojë të rinjtë dhe të jetë përgjegjës për ata me më shumë eksperiencë? “Kush do të mposhtë Marco-n në PlayStation? Me kë do të debatojmë për episodet e Masterchef, restorantet e Firences, serielet e TV dhe ndeshjet që luajmë?
“Ku do të mbështetem në drekë pas stërvitjes së rëndë? Kthehu përsëri, ke lënë përgjysmë filmin La La Land dhe të analizosh çdo film të fundit. Kthehu në Firence, ata po të presin që të rinovosh kontratën. Dil nga ajo dreq dhomë, po të presim nesër, kur të rifillojë stërvitja. Në jetë, ka gjithmonë njerëz që njeh për shumë kohë por që kurrë nuk krijon një marrëdhënie”.
“Më pas janë edhe ata si Davide, të cilët të mirëpresin menjëherë me një buzëqeshje të thjeshtë ‘mirë se erdhe në Firence, Ricky?”.
“Kudo që të jesh tani, vazhdo të mbrosh portën tonë dhe na trego rrugën e duhur. O kapiten, kapiteni im. Përgjithmonë kapiteni im”. /arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha