Google ADS

Letra e lamtumirës nga Buffon për tifozët e Juventusit

10:12 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Gianluigi Buffon ka shkruar një letër të lamtumirës për tifozët e Juventusit.

Gianluigi Buffon zhvillon sot ndeshjen e fundit si futbollist i Juventusit.

Portieri legjendar ka paralajmëruar largimin nga “Bianconerët” pas ndeshjes ndaj Veronas.

Kapiteni i Juventusit ka shkruar një letër të lamtumirës për tifozët e klubit nga Torino, përcjell “lajmi.net”.

“6111 ditë. 6111 ditë të pasionit, të gëzimit, lotëve, humbjeve dhe fitoreve. Faleminderit. Faleminderit secilit prej jush. Sepse secili prej jush ka kontribuar për ta bërë special çdo moment të jetës time nëJuventus. Një jetë që është bërë lëkurë e dytë. Një lëkurë që e kam veshur, dashur dhe respektuar. Dhe, që i kam mbrojtur me gjithë veten time. Me gjithë limitet e mija, por edhe gjithë pasionin që më ka përcjell gjithmonë. Nesër mbyllet një rrugëtim. Përfundon një libër që e kemi shkruar së bashku. Emocionet janë të mëdha, tepër. Do të fillojë një rrugëtim i ri, një libër i ri, duhet të fillojë. Për Juvemtusin që mbetet përkundër cilitdo futbollist, gjithmonë. Dhe, do të vazhdojë të shkruajë kapituj të tjerë të rëndësishëm në librin e tij që unë e mendoj dhe e imagjinoj të pafund. Sepse ka një ADN unike dhe të pathyeshme, të papërsëritshme dhe mrekullueshme. Juventus është një familje. Familja ime. Dhe, unë nuk do të ndalem kurrë duke e dashuruar, falenderoj dhe quaj ‘’shtëpi’’. Sepse më ka dhënë shumë, gjithçka. Sigurisht shumë më tepër se çka i kam dhënë unë klubit. Do të fillojë një libër i ri. Duhet të fillojë. Për mua që do të fillojë ta shoh të ardhmen me shikim tjetër. Do t’i pranoj sfidat e reja që i sjell keta me kurreshtje të atoj që nuk dëshiron të ndalet nga ndjenja ‘’në lojë’’. Kam ardhur në stadium me biçikletë. Isha shumë i ri. Nesër dua që në mënyrë metaforike të largohem në këmbë për ta ndjerë çdo moment dhe kënaqësinë e përshëndetjeve. Për t’u emocionuar. Dhe, për ta kuptuar se kurrë nuk do të jem larg nga vendi që do ta quaj ‘’shtëpi’’. Përgjithmonë. Dhe, të jem në gjendje t’i përshëndes shokët që nuk do të ndalem kurrë t’i quaj vëllezër.
Fino alla fine! Përgjithmonë i juaji,
Gianluigi Buffon“.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme