Ylli i Bayern Munich-it, Leroy Sane më në fund ka shpjeguar arsyen pse vendosi të largohet nga Manchester City.
Gjermani iu bashkua Bayern-it, me të cilët do jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve këtë gusht, kurse ekziston mundësia të përballet me “Qytetarët”, transmeton portali arbresh.info.
Sane ka thënë se sistemi i Bayern-it i përshtatet dhe kjo ka rëndësis të madhe, ngase luajnë me sulmues të krahut.
“Drejtori sportiv i Bayern-it luajti rol të rëndësishëm. Ishte me mua që nga momenti i parë dhe nuk hoqi dorë”.
“Me tregoi si punoi klubi, cilën skuadër ka në mendje. Menjëherë e kuptova: ‘I njoh shumicën e djemve, do përshtatem mjaftë mirë'”.
“Sistemi i Bayern-it më përshtatet. Bayern e bazon ndeshje në sulmues të krahut, e cila më përshtatet. Kjo ishte pikë e rëndësishme për mua”, deklaroi ai.
Sane iu bashkua “Bavarezëve” për 49 milionë euro plus 11 milionë euro bonuse./arbresh.info.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç