Bayern Munich do të fillojë përsëri negociatat me Manchester Cityn për sulmuesin, Leroy Sane.
Sipas Sport Bild, gjiganti gjerman ende nuk ka hequr dorë nga Sane dhe do provojë ta transferojë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Gjermani ka vetëm një vit e gjysmë në “Etihad” dhe thuhet se dëshiron largimin sepse nuk është duke gjetur formën më të mirë.
Nga ana tjetër, “Qytetarët” nuk duan të nënshkruajnë tjetër kontratë afatgjatë me Sane dhe shpresojnë ta shesin në fund të sezonit në mënyrë që mos t’i ulet vlera në vitet e ardhshme.
Juventus gjithashtu është i interesuar për sulmuesin, por nuk dihet nëse është i gatshëm të paguajë vlerën prej 126 milionë euro.
Sane pritet të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë muajin tjetër. /arbresh.info.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave