L’Equipe shkruan se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, po përpiqet të krijojë një lëvizje për te Manchester City, si shkëmbim me Bernardo Silvan.
Vendimi për të lënë CR7 fillimisht në stol për barazimin e së dielës 2-2 në Serie A me Udinesen vazhdon të nxisë raportimet të shumta për largimin e Ronaldos nga Italia.
Besohet se të dyja palët do të ishin më se të lumtura të ndanin rrugët e tyre këtë verë, por Juve ka nevojë për një klub që të paguajë të paktën 30 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe të mbulojë pagën e tij prej 30 milionë eurosh neto në sezon.
Ka vetëm disa klube që mund t’i bëjnë të dyja: PSG ose Manchester City.
L’Equipe shkruan se Ronaldo po përpiqet të krijojë një transferim në Manchester City, duke kontaktuar lojtarët portugez brenda kësaj skuadre, duke nxitur kështu situata për një lëvizje të mundshme.
Kjo përfshin edhe Bernardo Silvan, i cili mund të transferohet në Juventus si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, apo edhe Aymeric Laporte.
City thuhet se ka ofruar 150 milionë euro për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, por Ronaldo do të ishte një opsion shumë më i përballueshëm.
Në Francë këmbëngulin se Ronaldo beson se një marrëveshje mund të arrihet këtë fundjavë.
Në anën tjetër një anëtar i familjes Al-Thani, që drejton Paris Saint-Germain, ka postuar një imazh të Lionel Messit dhe Ronaldos që qëndrojnë krah për krah veshur me fanella të PSG-së me mesazhin: “Ndoshta?”.
Kjo ka nxitur spekulime se portugezi mund të kalojë te PSG, një klub tjetër që mund ta përballojë lojtarin. /Telegrafi/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha