Real Madridi raportohet se është i gatshëm për të shpenzuar shumë dhe ka një shumë prej 500 milionë euro të gatshme për të shfrytëzuar në merkato.
Thuhet se do të jetë një revolucion nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes pas një sezoni dëshpërues ku shanset për të fituar ndonjë trofe u shkatërruan që nga muaji mars, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në L’Equipe, plani i ‘Los Blancos’ është tani përforcimi dhe ata kanë rezervuar shuma të mëdha parash për një projekt të ri.
Ata pretendojnë se 500 milionë euro janë në dispozicion dhe se Real Madridi kërkon yjet si Kylian Mbappe, Paul Pogba dhe Eden Hazard që janë emrat e parë në listën e lojtarëve të mundshëm që mund të arrijnë.
Një nga përparësitë në garën për shërbimet e treshes është fakti se të tre janë të njohur si admirues të Zidanes dhe do të mirëpresin shansin për të punuar me të, transmeton portali arbresh.info.
Publikisht, të dy Pogba dhe Hazard nuk e kanë fshehur duke deklaruar se kanë dëshirë të udhëhiqen nga legjendari francez në një pikë të karrierës së tyre.
Ata madje e kanë thënë këtë së fundmi, ndonëse largimet nga Manchester dhe Chelsea nuk do ndodhin me lehtësi.
Duket madje edhe më e vështirë për të marrë Mbappen nga Parisi dhe së fundmi është raportuar nga Marca se ai është gur themeli i projektit sportiv dhe financiar të PSG-së dhe ata nuk kanë ndërmend të lejojnë atë të largohet.
PSG nuk do të negociojë dhe Madridi tashmë kanë bërë të qartë se ata nuk do të shtrojnë në tavolinë ndonjë ofertë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...