Sipas raporteve nga Franca, Neymar është i vendosur për qëndrim në Paris Saint Germain për sezonin 2019/20.
Reprezentuesi brazilian deklaroi qëllimet e tij për largim nga klubi këtë verë ndërkohë që rikthimi te ish klubi i tij FC Barcelona është përfolur shumë, por asgjë nuk është materializuar nga skuadra katalunase, transmeton portali arbresh.info.
Ernesto Valverde ka ngurruar për të paguar shifrën prej 200 milionë euro të kërkuar nga PSG, e cila pagoi “Blaugranët” për shërbimet e tij 222 milionë euro në vitin 2017, ndërkohë që trajneri spanjoll ka preferuar marrëveshjen me të holla dhe Coutinhon si pjesë e saj.
Kjo ishte refuzuar nga kampioni i Francës duke i lejuar kështu Real Madridit për të shfaqur interesim në 28-vjeçarin, për të cilin nuk kanë shtruar ende ofertë zyrtare.
Megjithatë, teksa merkato e transferimeve evropiane mbyllet më 2 shtator, një raport nga gazeta e përditshme franceze L’Equipe pretendon se Neymar dhe PSG janë pajtuar.
“Nuk ka luftë më mes dy palëve, bazuar në një burim të L’Equipes“.
“Ata kanë folur me mirësjellje sërish javën e kaluar”
Neymar mund të bëjë nesër paraqitjen e tij te PSG këtë sezon kundër Toulouses pas rikuperimit nga lëndimi në këmbë./arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë