Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një marrëveshje të re që do të zgjasë deri në vitin 2026.
Kontrata e Neymar do të skadonte në fund të sezonit 2021/22, siç do të ndodh edhe me marrëveshjen e Kylian Mbappes.
Kishte fjalë që ai ishte i etur të kthehej në Barcelonë, por duket se kjo nuk do të ndodh.
Sipas L’Equipe, debati tani ka mbaruar dhe Neymar është i vendosur. Ajo që mbetet të shihet, megjithatë, është nëse Mbappe do të ndjek shembullin e tij dhe nëse Lionel Messi do të bashkohet ose jo me ish-shokun e tij të skuadrës në “Parc des Princes”.
Neymar ka qenë i lumtur në kryeqytetin francez së fundmi dhe këtë e ka deklaruar edhe para ndeshjes kundër Manchester Cityt.
L’Equipe ka shkruar edhe për bisedimet me Mbappe, ku sipas tyre pozicioni është shumë të ndryshëm nga ai i Neymar , dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...