Google ADS

L’Equipe: Elliott Managment vendos Milanin në shitje, ndërsa UEFA po heton lidhjet e dyshimta me Lille

14:37 | 15 Prill 2022
Artan Maliqi

Sipas gazetës franceze L’Equipe, pronarët e Milanit, Elliott Managment po përgatiten të shesin klubin pasi UEFA po heton lidhjet e tyre të dyshimta me klubin francez, Lille.

Gazeta raporton se Elliott po mendon të shesë klubin dhe fondi i investimeve me bazë në Bahrein, Investcorp, shihet si një blerës të mundshëm për kuqezinjtë.

L’Equipe analizon lidhjet midis Milanit dhe Lille duke raportuar se UEFA po vëzhgon gjithashtu transferimet mes dy klubeve gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor të vitit 2020, fondi amerikan i investimeve ia shiti klubin francez Merlyn Advisors, një fond me bazë në Luksemburg, i themeluar nga holandezi Maarten Petermann dhe italiani Alessandro Barnaba.

Petermann këmbëngul se Elliott nuk ka përfaqësues në Lille ose Merlyn Advisors, kështu që ata nuk mund të ‘ndikojnë në asnjë mënyrë në vendimet e klubit’. Pra, pse UEFA po heton lidhjet midis Milanit dhe Lille përmes Elliott?

Sipas raportit, Birch International dhe Birch Associates, të cilët kanë zyrat e tyre në selinë e Elliott në West Palm Beach, Florida, kontrollojnë Callisto Sporting, të cilin, nga ana e saj, zotëron Merlyn Advisors. Në të njëjtën kohë, Merlyn po mban borxhin e Lille përmes Callisto Sporting.

Milan dhe Lille kanë përfunduar disa marrëveshje gjatë viteve të fundit, me Rossonerët që nënshkruan me Rafael Leao dhe Mike Maignan dhe duket se janë afër nënshkrimit të Sven Botman dhe Renato Sanches.

Megjithatë, transferimet e dyshimta nuk duket të jenë e vetmja çështje pasi statuti i UEFA-s specifikon se “Asociacionet Anëtare duhet të sigurojnë që as një person fizik dhe as juridik (përfshirë kompanitë mbajtëse dhe filialet) të ushtrojë kontroll ose ndikim mbi më shumë se një prej klubeve të tyre sa herë që mund të rrezikohet integriteti i ndonjë ndeshjeje apo gare të organizuar në nivel të Shoqatës Anëtare. Shoqatat anëtare do të përfshijnë një detyrim të tillë në statutet e tyre dhe do të përcaktojnë dispozitat e nevojshme zbatuese”.

Nga raporti nuk duket qartë nëse UEFA ka hapur tashmë një hetim zyrtar për këtë çështje, por Elliott duket i gatshëm të ndërmarrë veprime dhe kjo mund të përfshijë shitjen e gjigantëve të Serie A në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme