Leonardo: Thashethemet rreth Gennaro Gattusos janë të pabaza

23:50 | 30 Tetor 2018
Arbresh Info

Si pasojë e spekulimeve që pozita e trajnerit Gennaro Gattusos në AC Milan mund të jetë nën kërcënim si pasojë e fillimit të dobët, Leonardo iu ka adresuar këtyre raporteve duke thënë se janë të pabaza.

“Rossonerët” kanë nisur të rikthejnë gjërat në favor të tyre pas një fillimi shumë të ngadaltë duke fituar vetëm tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, megjithëse ata humbën takimin më të rëndësishëm – Derby della Maddonninan, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Allegri: Tani është koha për të fituar Ligën e Kampionëve

Përveç asaj, ata kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të para këtë edicion dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e shtatë në tabelë, një pozitë që vendos në dyshime detyrën e Gattusos, megjithëse drejtori brazilian ka pranuar se përfundimi në top katërshe është prioriteti i tyre.

“Thashethemet rreth Rino kanë ardhur nga burime jashtë klubit dhe për aq sa ne jemi në dijeni, ato janë të pabaza, pra ne nuk besojmë se duhet t’i komentojmë ato dhe vetëm më pak t’i mohojmë”, ka thënë ai në eventin ‘Golden Foot’.

“Rino e di se ai ka mbështetjen e plotë nga të gjithë në klub, nga hierarkia deri te lojtarët. Për një klub si Milani, qëllimi jonë i vetëm është rikthimi në Evropë, kjo ka rëndësi”

“Ne mendojmë se kemi një strukture të përshtatshme në vend për të arritur këtë qëllim, por ne nuk duhet të gabojmë duke kthyer këtë në fiksim. Ne jemi mirë në rrugë me ambiciet tona”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme