Leonardo ka vendosur të mos u japë rëndësi fjalëve të Zlatan Ibrahimovicit, në librin e tij “Adrenalina”.
Braziliani, i pyetur për mundësinë që kishte gjiganti suedez t’i merrte vendin, tha:
“Them se është një temë e bezdisshme, por kjo nuk ndryshon asgjë. Jam 52 vjeç, mund t’i lexoj dhe kuptoj qëllimet e Zlatanit. E di mirë dhe nuk jam tipi që shkoj në shtyp për t’iu përgjigjur. Nuk dua t’i përgjigjem”.
“A është vetëpropozuar si drejtor sportiv i PSG-së? Heshtja është përgjigjja më e mirë.”
Suedezi, i cili kishte veshur fanellën e klubit të kryeqytetit francez mes viteve 2012 dhe 2016, kishte shkruar një pasazh në librin e tij të ri, nëpërmjet të cilit zbulonte se kishte kërkuar të merrte detyrën që ka sot Leonardo.
“Verë 2021. Është e vërtetë, u ofrova tek PSG, por jo si futbollist. Si drejtor sportiv. Telefonova Nasser Al-Khelaifit, presidentin, dhe i propozova që, nëse nuk do të rinovoj kontratën me Milanin, do të vij tek PSG dhe do të rivendos rregull në ekipin tuaj”, përfundoi ai.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...