“Milani, në duart e milanistëve”. Ky është një vizion që ka udhëhequr pjesën më të madhe të presidencës më të suksesshme të kuqezinjve, atë të Berlusconit, por që edhe pas largimit të tij duket se vijon të mbetet një lajtmotiv, i konfirmuar edhe nga drejtuesit e rinj amerikanë.
Që prej marrjes së kontrollit të klubit nga rruga “Aldo Rossi”, nga drejtuesit e fondit “Elliott”, Paul Singer dhe i biri i tij Gordon, duke ia hequr presidencën kinezit Yonghong Li, te Milani është rikthyer Leonardo de Araujo fillimisht, e tashmë edhe ish-kapiteni Paolo Maldini, në poste të larta drejtuese.
Por, duke folur në konferencën për shtyp të prezantimit të legjendës së kuqezinjve, Leonardo duket se ka paralajmëruar edhe një rikthim të fuqishëm, atë të brazilianit Kakà.
“Kakànë e adhuroj, ishte nxënësi im dhe ka shfaqur dëshirën për të mësuar për role drejtuese. Kjo nuk është e re, e dija prej kohësh. Ai është fituesi i fundit i një ‘Topi të Artë’ nga radhët e Milanit dhe do të mbetet gjithnjë i lidhur me klubin. Do të jetë afër nesh. Nuk e dimë se si apo ku, por ka shumë dëshirë të na qëndrojë pranë. Do të jetë në Milano që nga shtatori, por nuk kemi asgjë të përfunduar dhe për të njoftuar. Thjesht ai ka shfaqur dëshirën për të qenë me ne, qoftë edhe falas, për të mësuar. Do të na qëndrojë pranë dhe do të kërkojë të mësojë”, është shprehur braziliani Leonardo, i cili rikthehet në një post drejtues të Milanit për herë të dytë (ka qenë edhe gjatë drejtimit të Bersluconit dhe Gallianit), gjatë prezantimit të Paolo Maldinit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...