Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo thotë se Barcelona ende nuk ka plotësuar kërkesat e tyre në lidhje me transferimin e Neymar.
Ende ka kohë që një marrëveshje mes tyre të arrihet, ndonëse merkato e transferimeve evropiane mbyllet të hënën, transmeton portali arbresh.info.
“Negociatat nuk janë mbyllur, por nuk ka marrëveshje sepse kërkesat tona nuk janë pranuar”, ka thënë Leonardo. “Ne jemi të hapur për të diskutuar rreth lojtarëve, por këtu nuk ka marrëveshje”
“Pozita e PSG-së dhe Neymarit ka qenë gjithmonë e qartë, nëse një ofertë e kënaqshme arrinë atëherë ai mund të largohet, por ka ndodhur kështu”
Kur është pyetur nëse marrëveshja mund të arrihet para mbylljes së afatit kalimtar, braziliani shtoi:
“Afati i fundit është të hënën në mesnatë, ne nuk kemi vendosur ndonjë kohë të limitur përveç asaj që është e natyrshme”./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...