Drejtori sportiv Leonardo ka pretenduar se Paris Saint Germaini nuk ka ndërmend të shes Kylian Mbappen gjatë verës.
Edhe pse reprezentuesi i Francës ende nuk ka dy vite e gjysmë në kontratën e mbetur, sugjerohet se Real Madridi dhe Liverpooli janë duke menduar të shtrojnë oferta madhështore në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pasi PSG fitoi një barazim 2 me 2 ndaj Realit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës, Leonardo ka hedhur poshtë mundësinë për shitjen e talentit në vitin 2020.
Kur është pyetur në lidhje me bisedimet mes dy palëve, Leonardo citohet të ketë thënë për Marca:
“Na jemi duke avancuar me ngadalësi, por ne jemi duke avancuar”
“Ai do të qëndroj 100 për qind në PSG. Ai është 100 për qind një lojtar i PSG-së. Ai është këtu dhe pjesa tjetër nuk ka rëndësi”
Mbappe ka shënuar 70 gola nga 100 paraqitje qysh pas transferimit te PSG në vitin 2017./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...