Arsenali ka vendosur trajnerin e Monacos, Leonardo Jardim, në krye të shënjestrave për të zëvendësuar Arsene Wengerin nëse francezi largohet në fund të sezonit.
Kontrata e 67-vjeçarit skadon në verë dhe “Topçinjtë” janë duke menduar për të sjell trajnerin portugez në ‘Emirates’ nëse Wenger nuk qëndron në klub, transmeton portali arbresh.info. Sipas programit televiziv në Francë ‘Telefoot‘, Jardim do të vendos për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Monaco vazhdon qëndrimin në krye të Liga 1 me tre pikë më shumë se Paris Saint Germain në pozitën e dytë derisa vazhdojnë të kenë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra e Leonardo Jardimit është gjithashtu në garë për një vend në finale të Ligës së Kampionëve, por eliminimi i tyre pritet të ndodhë sonte (e martë) pas disfatës 0 me 2 të pësuar në shtëpi ndaj Juventusit në takimin e parë./arbresh.info
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë