Gjatë festës së Krishtlindjeve të AC Milanit të organizuar nga skuadra e të rinjve, mbrojtësi italian Leonardo Bonucci ishte prezent për t’iu përgjigjur disa pyetjeve nga fëmijët dhe mediat e mbledhura.
“Sapo kam filluar me ketë fanellë, por bartja e saj dhe fitorja me të është një tiketë për histori. Prandaj, shpresoj që ju të gjithë ta realizoni këtë ëndërr, por siguroni që gjithmonë të kënaqeni, shpresoj që jeta t’iu buzëqesh”, ka thënë ish mbrojtësi i Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Më pas, një vajzë e vogël e pyeti pse vendosi të largohet nga Juventusi për transferim në AC Milan dhe Bonucci iu përgjigj kështu:
“Të themi që përgjigjja nuk do t’i përshtatej një vajze të vogël”, tha fillimisht ai.
“Kjo më bënë më të lumtur sesa 90 minuta lojë në fushë. Të themi se disa gjëra ndodhën që të dy, Juventusi dhe unë, të arrijmë deri te ky vendim”
“Sapo erdhi mundësia për transferim te AC Milani, e kapa atë me dy duart, pa menduar dy herë, po ashtu i falënderohem punës nga Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli. Në jetë dhe në marrëveshje, mund të ketë bisedime dhe ne vendosën të ndajmë rrugët”
Transferimi i Leonardo Bonuccit në AC Milani la të tronditur tifozët e “Zonjës së Vjetër”./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para