Leon Dajaku përgënjeshtron zërat se ka refuzuar Kosovën

23:45 | 16 Prill 2021
Arditë Shkodra

Leon Dajaku ka reaguar ndaj zërave që ai ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës për tu paraqitur me Kombëtaren gjermane.

Sulmuesi i Bayern Munchen, Leon Dajaku ka reaguar ndaj zërave se ai ka zgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren gjermane, transmeton lajmi.net.

Dajaku zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, ku i është kundërpërgjigjur mediave kosovare.

Leon Dajaku ka përgënjeshtruar të gjitha zërat se ai ka refuzuar Kosovën dhe ka deklaruar se ai përfaqëson Kombëtaren gjermane tani për tani, por kjo nuk do të thotë që do të mbetet e njëjta në të ardhmen.

Më pas talenti i Bayernit ka lutur mediat dhe njerëzit që të mos aludojnë në gjëra që nuk i dinë dhe se realiteti është ndryshe.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e plotë të Leon Dajakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme