Talenti i Bayern Munich, Leon Dajaku, nuk i ka mbyllur derën Kombëtares së Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë ‘Dardanët’ në nivel ndërkombëtar.
I ftuar në Sport Show, Dajaku që është në mesin e talenteve më premtues në futbollin gjerman, ka deklaruar se shikon çdo ndeshje të Kosovës, duke i cilësuar me shumë potencial djemtë e Bernard Challandes.
“E shikoj çdo ndeshje te Kosovës, është një ekip me shumë potenacial, ne shqiptarët kemi shumë potencial, do të shkojmë shumë larg”, ka deklaruar Leon Dajaku për Sport Show.
“Nuk kam vendosur ende, tani luaj për Gjermaninë, por do të shohim çka sjellë e ardhmja. Por çdo ndeshje të Kosovës e shikojmë, jemi krenar me Kosovën”.
“Nuk them se nuk do të luaj te Kosovë”, ka shtuar 19 vjeçari, duke e lënë të hapur mundësinë se në të ardhmen mund të vesh fanellën e ‘Dardanëve’.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...