Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson që legjenda e klubit Lionel Messi do të nënshkruaj një tjetër kontratë me gjigantin katalunas.
Pas një shtyrje të madhe, Messi përfundimisht vendosi lapsin në një kontratë të re katër vjeçare gjatë muajit nëntor duke siguruar qëndrimin në klub deri në fund të sezonit 2020-21, transmeton portali arbresh.info.
Messi do të jetë 34-vjeçar në fund të kontratës së tij, por Bartomeu sugjeron që ylli argjentinas do të nënshkruaj një tjetër marrëveshje te Barcelona para se të pensionohet.
“Ne jemi në klub që vë bast në futboll të mirë”, ka thënë fillimisht Bartomeu për ‘Bloomberg’. “Ne kemi një stil të veçantë të lojës dhe Messi është lojtari më i mirë në botë, lojtari jonë kryesor”
“Andres Iniesta është një shembull. Ne e duam atë këtu jo si një lojtar, por si një legjendë në të ardhmen”
“Të njëjtën e shpresojmë me Messin. Tani ai ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, por unë nuk mendoj se kjo do të jetë e fundit [me Barcelonën]”
Messi ka një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro në kontratën e tij./arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet