Leo Messi do të jetë titullar të martën kundër Villarrealit.
Pasi luajti 31 minuta në Champions League kundër Borussia Dortmundit dhe 45 kundër Granadas, Lionel Messi do të jetë titullar kundër Villarrealit, raporton AS.
Për herë të parë këtë edicion, Messi do të startojë në sulm me dyshen Antoine Griezmann dhe Luis Suárez, të cilët deri më tani nuk i kanë ndihmuar edhe shumë Barçës, pasi gjendet katër pikë prapa Real Madridit në renditjen e La Ligas.
Barcelonës po i mungon pikërisht Messi i dikurshëm. Ai tani ndihet shumë më mirë dhe është duke marrë vetën ditës pas dite pas lëndimit në fillim të parasezonit, që e la jashtë për më shumë se një muaj.
Ai është i gatshëm për ta ndihmuar ekipin që të kthehet te rezultatet pozitive. Për Leon do të jetë ndeshja e parë këtë edicion si titullar.
Ndeshja mes Barçës dhe Villarrealit zhvillohet të martën në Camp Nou nga ora 21:00.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit