Google ADS

Leo Messi pushon para ndeshjes kthyese ndaj Man Utd

22:00 | 12 Prill 2019
Arbresh Info

Lionel Messi dhe shumë lojtarë të rregullt te Barcelona do të jenë të freskët për ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve të martën tjetër për shkak se janë lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Huescas.

Superylli ishte gjakosur nga Chris Smalling gjatë ndeshjes të së mërkurës në Old Trafford të fituar nga Barcelona me rezultat 1 me 0 dhe kapiteni nuk është pjesë e 18 lojtarëve të ftuar për ndeshjen në vizitë të së shtunës në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Sergio Busquets mungon gjithashtu, ndërsa Luis Suarez dhe Gerard Pique janë të suspenduar.

Megjithatë, Ivan Rakitic (ka ethe) dhe Sergio Roberto (lëndim në këmbë) janë mungesa të detyrueshme para vizitës së United në Camp Nou.

Mungesat e lojtarëve nga skuadra startuese mund të bëjnë që Kevin Prince Boateng të bëjë paraqitjen e dytë në La Liga si startues te “Blaugranët”.

Talentët si Jean Clair Todibo, Riqui Puig, Abel Ruiz dhe Moussa Wague janë gjithashtu në dispozicion për disa minuta kundër skuadrës në fund të tabelës.

Barcelona ka 11 të pastra nga Atletico dhe vazhdon qëndrimin në krye të tabelës derisa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për tu zhvilluar./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1116746711731449863

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme