Lionel Messi edhe një herë ka deklaruar se do të dëshironte të rikthehej në News’s Old Boys para se të pensionohet.
Si një tifoz i Old Boys, superylli nga Rosario iu bashkua klubit argjentinas kur ishte vetëm gjashtë vjeçar, transmeton portali arbresh.info. Ai besohet se ka shënuar mbi 500 gola gjatë gjashtë viteve te klubi i të rinjve para se të vendoste që t’i bashkohet Barcelonës në moshën 12 vjeçare.
Messi nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për rikthim në një fazë të karrierës së tij dhe ka theksuar qëllimet e tij pasi mori çmimin Lojtari më i Mirë në ceremoninë “The Best” mbrëmjen e së hënës.
I pyetur nga FIFA nëse kjo gjë vazhdon të mbetet ende pjesë e planeve të tij, Messi tha: “Po. Kjo është ajo që gjithmonë e kam thënë, apo jo?”
“Është një ëndërr fëmijërore e imja për të luajtur në fanellën e Newell’s, ndonëse nuk e di se kjo mund të ndodhë. Nuk varet vetëm nga unë. Kam tre fëmijë”
32-vjeçari gjithashtu ka ngjallur dyshime rreth kalimit në rol menaxhues në të ardhmes pasi të përfundoj karriera e tij”
“E kam thënë gjithmonë se nuk dua, por nuk i dihet”, ka shtuar kur është pyetur nëse e sheh vetën si trajner./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...