“Leo Messi nuk e ka obligim për të fituar Ligën e Kampionëve” – janë këto fjalët e Ernesto Valverdes në konferencën për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të së mërkurës në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit.
Trajneri i Barcelonës ishte shumë i qartë në shpjegimin e tij dhe konfirmoi se argjentinasi, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, janë të “ngazëllyer” para lojës, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjitha skuadrat dëshirojnë të luajnë në këto ndeshje”, shtoi ai.
Valverde ishte pyetur gjithashtu për vendimin për t’i dhuruar Messit Kyçin e Shën Gjergjit, i cili është çmimi më i madh nga qeveria katalunase.
“Është një çmim i rëndësishëm nga shumë pikëpamje, jo vetëm në aspektet sportive të asaj se çfarë Leo do të thotë për botën e futbollin”, filloi Valverde.
“Është një çmim që e kapërcen këtë udhëtim, është personal dhe social, është ajo se çfarë do të thotë Messi për katalunasit”
Valverde beson se për “përkushtim, qëndrimin dhe atë që bënë në fushë por edhe për përkushtimin e tij ndaj qytetit katalunas”, Messi e meriton të jetë fitues i këtij çmimi./arbresh.info/
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës