Google ADS

Leo Messi nuk e do startues këtë sulmues në El Clasico

14:23 | 27 Tetor 2018
Arbresh Info

Lionel Messi nuk do të luaj në El Clasico të këtij vikendi, por ikona e Barcelona thuhet se i ka dhënë disa këshilla trajnerit të tij para ndeshjes kundër Real Madridit.

31-vjeçari u detyrua të largohet nga fusha me dorë të thyer gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Sevillas vikendin e kaluar dhe padyshim se do të jetë një humbje e madhe për gjigantin e katalunas mungesa e tij, transmeton portali arbresh.info.

Ajo që ka shkaktuar mungesa e tij është hapja e një vendi në treshen frontale, ku yjet si Ousmane Dembele, Malcom dhe Rafinha të gjithë në konkurrencë me njëri-tjetrin për tu emëruar në linjën startuese.

Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, sugjerohet që Messi ka folur me trajnerin Ernesto Valverde dhe e ka këshilluar të mos startoj me Dembelen dhe se lojtari duhet të qëndrojë në bankinë në një ndeshje kundër një rivali kaq të madh.

Kjo shton pyetjet e ngritura së fundmi rreth profesionalizimit të tij dhe kjo nuk është hera e parë që po përmendet diçka e tillë ndërkohë që ‘ESPN’ i ka bërë jehonë pikës së njëjtë me klubin pas shqetësimeve rreth lojtarit të tyre në sulm, transmeton portali arbresh.info.

Me këtë në mendje, pritet që Rafinha të jetë startues në njëmbëdhetshe pasi shkëlqeu duke shënuar një gol kundër Interit në UEFA Ligë të Kampionëve në mesjavë, ndërkohë që Malcom është duke pasur probleme dhe deri tani ka luajtur vetëm 25 minuta futboll për shkak se Valverde nuk i ka dhënë mundësi atij.

Mbetet të shihet nëse Dembele do të bëjë ndryshimet e duhura për të ndryshuar raportin e tij. Duke marrë parasysh tarifën prej 135 milionë euro për shërbimet e tij, ata sigurisht se do donin që 21-vjeçari të shkëlqente dhe të arrinte potencialin e tij të plotë në Camp Nou.

Sidoqoftë, Messi nuk beson se lojtari do të shkëlqej të dielën dhe e do atë janë linjës startuese./arbresh.info/

Të ngjashme