Lionel Messi ka arritur të vendos dy rekorde me golin e shënuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Superylli ka gjetur pas vetëm tre minutave lojë golin në ndeshjen ndaj Slavia Pragues.
Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Slavia Pragues në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Messi shënoi bukur për 0 me 1 nga afërsia me një goditje të fuqishme pas asistimit nga Arthur Melo.
Me këtë gol, Messi ka barazuar rekordin e superyllit dhe rivalit Cristiano Ronaldo si dhe legjendën Raul duke shënuar ndaj 33 klubeve të ndryshme në Ligë të Kampionëve.
https://twitter.com/fcbarcelona/status/1187083884279808002?s=21
Superylli i Juventusit kishte mundësi të thyente rekord mbrëmjen e kaluar në ndeshjen ndaj Lokomotiv Moscow, por humbi një mundësi të tillë.
Messi është bërë gjithashtu lojtari i parë në histori që shënon për 15 sezone radhazi në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/FCB_NewsFR/status/1187086003598700544
https://twitter.com/brfootball/status/1187084499189940229
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...