Leo Messi lanson markën e tij të re “The Messi Store”

12:26 | 20 Shtator 2019
Arbresh.info

Se Lionel Messi ka një pasion për modën mund të shihet edhe në stilin e tij, gjithmonë në përputhje me tendencat e fundit.

Dhe aventura e tij e re sipërmarrëse, në sektorin e modës, tashmë është realitet, shkruan Gauch News, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka lansuar së fundmi markën e tij të veshjeve, e cila mban emrin e tij.

Kështu, profesioni i tij për biznes ka filluar të zgjerohet në sektorë të tjerë.

Njoftimi erdhi nga rrjetet sociale të tij, duke i informuar ata që koleksioni i parë i “The Messi Store” është tashmë i disponueshëm.

Gjithçka vjen në një moment qetësie, pas rikthimit të tij në fushë pas lëndimit dhe në funksion të ngjarjeve të ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Në koleksionet e tij ka shumë këmisha me mëngë me detaje në të kuqe, blu të lehta dhe jeshile.

Ndër të tjerash, marka e tij ka nxjerrë në shitje edhe pantallona sportive, këmisha xhinse, xhaketa pak ‘alla bomber’ me ngjyra të ndryshme dhe gjithashtu fanella.

Messi duket se aspiron për segmente të larta: për sezonin vjeshtë-dimër çmimet e krijimeve të tij variojnë nga 36 euro për fanellat deri në 180 për një xhup me kapuç (çmimet në dyqanin online janë në dollarë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme