Sa kohë i është dashur Messit të gjejë golin pas fillimit të një ndeshjeje?
Barcelona ka publikuar në faqen e saj katër golat më të shpejtë që Leo Messi i ka shënuar gjatë karrierës në Camp Nou.
“Të gjithë e dimë për aftësinë e shënimit nga ana e Leo Messit , por a e dini kohën e golave më të shpejtë që ai ka shënuar për Barça ndër vite?”, shkruan Barca, teksa ka postuar edhe golat.
1) vs Chelsea: 127 sekonda
Në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve 2017/18, numri 10 i Barçës zhbllokoi rezultatin kundër Chelsea pas vetëm 127 sekondave.
Goli e ndihmoi Barçën të kualifikohej në çerekfinale, ishte i 100-ti në garën evropiane, dhe ishte gjithashtu më i shpejti në karrierë.
2) vs Racing Santander: 157 sekonda
Sezoni 2010/11 Messit iu deshën vetëm 157 sekonda për të shënuar.
Barça e fitoi atë takim 0-3, kurse edhe Ligën krejt në fund të atij edicioni.
3) vs Slavia Praga dhe Celtic: 167 sekonda
Në ndeshjen e parë në edicionin 2016/17 të UEFA Champions League Leo hapi ndeshjen kundër Celtic pas vetëm 2 minuta dhe 46 sekonda lojë. Barça e fitoi atë takim 7-0.
Leo e përsëriti të njëjtin skenar më 23 tetor vitin e kaluar, kundër Slavia Pragës. /Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...