Pak vite më parë, kur gjithçka është ende e freskët dhe përsëri duket e bukur, në sezonin 2015-2016, në Angli askush nuk pranonte të besonte se Leicester City po ecte ngadalë, por me hapa të sigurt drejt një titulli kampion, që u skalit në memorien e çdo tifozi anë e mban botës.
Sot, pas 7 sezonesh, disa kilometra larg Anglisë, në Francë, një tjetër skuadër po bën një sezon fantastik dhe është kthyer në një histori frymëzimi.
Pas 13-të javësh, Franca po shijon një sezon sa të çuditshëm, po aq edhe të veçantë. PSG kryeson, por ndjekësi më i afërt nuk është as Marseille, as Lyon apo Monaco, por Lens.
Skuadra e Franck Haise po bën një kampionat ëndrrash deri më tani, pasi janë vetëm pesë pikë larg parizienëve dhe asgjë nuk është rastësi. Kjo për faktin se kampionatin e kaluar, Lens grumbulloi 62 pikë, duke përmirësuar numrat e klubit në historinë e saj.
Po flasim për një skuadër, që në sezonin 2019-2020 luante në Ligue 2 dhe sapo u rikthye në elitë, filloi projektin, që sot po jep frytet.
Një herë kampionët e Francës në sezonin 1997-1998 janë në rrugën e duhur për të ëndërruar përsëri diçka të tillë, pasi forma i jep të drejtë.
Një skuadër, ndoshta e “varfër” në emra, por e pasur në cilësi, dëshirë dhe ëndrra për të shkruar historinë.
Një ndërthurje interesante e lojtarëve me eksperiencë dhe lojtarëve të rinj me perspektivë e premtues, me një ekip që ka një mbrojtje hermetike dhe me një sulm cinik që di të shfrytëzojë çdo moment dhe është i gatshëm për të bërë dëm ndaj çdo kundërshtari.
Lideri është kapiteni, ishi i Udinese-s, Seko Fofana, ndërsa Lens është kthyer edhe në një “supermarket” për të gjithë Europën. Pa harruar faktin se nga kjo skuadër kanë dalë edhe emra si Raphaël Varane, Loic Remy, Geoffrey Kondogbia, Alphonse Areola, etj..
Në 25 shkurtin e vitit 2020, presidenti i klubit Joseph Oughourlian i besoi “çelësat” e skuadrës trajnerit Franck Haise. Po, mund të jetë një emër krejtësisht i padëgjuar, një trajner që u prezantua pa zhurmë, por me ambicie dhe gjithmonë me “këmbë në tokë”.
51-vjeçari francez, që në karrierën e tij si futbollist nuk kishte luajtur kurrë në elitën e futbollit francez, mori për herë të parë në drejtim një skuadër të nivelit më të lartë në Francë, pasi Lens është eksperienca e tij e parë si trajner.
Sot, pas afro tre vitesh nga emërimi i tij, kanë kaluar 96 ndeshje dhe Haise krenohet me 45 fitore, 27 barazime dhe 24 humbje.
Në Francë, kjo ecuri ka kthyer “botën” e futbollit vite pas, pikërisht në sezonin 1997-1998 kur Lens vendosi “duart” te titulli kampion, por sot, në këtë moment, pas 13-të javësh, Lens është skuadra jo vetëm e cila ka rrëmbyer titujt kryesor të medieve franceze, por ka “ndezur” ndjenjën e frikës edhe të PSG.
Rruga është e gjatë, sezoni është në hapat e parë dhe përpara është edhe ndalesa e Kupës së Botës, por vjeshta është drejt fundit dhe Lens duhet të përballojë një dimër të ftohtë, sepse tani është një skuadër për t’u mundur dhe po tregon se rezultatet dhe lumturinë nuk mund ta kërkosh dhe ta blesh me miliona në merkato, por me pasion, punë dhe grintë.
Çfarë do që të ndodhë, diçka është e sigurt, askush nuk do të guxojë që në këtë sezon të ndryshojë faktin, se Lens është një histori frymëzimi.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...