Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër.
Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i Arsenalit dhe është i lumtur me rivalitet që kanë me Tottenham dhe Chelsean, por thotë se Topçinjtë janë klubi më i madh londinez.
“Nuk mund të krahasosh, sigurisht që Arsenali është një klub botëror, klubi më i madh në Londër”, ka thënë fillimisht Leno për Sport Bild.
“Jo Chelsea , jo Tottenham – Arsenali është klubi me tifozë në të gjithë botë”.
Por, Leno është impresionuar nga shtrirja globale e Arsenalit që nga afrimi në klub një vit më parë.
“Pavarësisht se ku jemi, gjithashtu në SHBA apo Azi, ka shumë tifozë të Arsenalit kudo”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...