Google ADS

Lenjani: De Biasi realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve

20:10 | 14 Qershor 2017
Arbresh Info

Epoka e trajnerit Gianni de Biasi te Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka përfunduar.

Trajneri italian i dha fund gjashtë viteve te Kombëtarja e Shqipërisë sot (e mërkurë) duke konfirmuar zyrtarisht largimin nga detyra, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori shqiptar Ermir Lenjani ka përshëndetur Gianni de Biasin duke thënë se është duke u larguar si një hero nga vendi i shqiponjave pas realizimit të ëndrrës shekullore.

“Gianni, pak kush të njohu ty dhe ne futbolliatëve në Shqipëri vite më parë. Sot po largohesh si hero nga vendi i shqiponjave. E realizuam së bashku ëndrrën shekullore të gjithë shqiptarëve duke u kualifikuar në evropian. Faleminderit mister, ti gjithmonë do të jesh njëri nga ne”, ka shkruar Lenjani në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Gianni de Biasi shkroi historinë me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme