Lenglet: E preka Varanin, por nuk ishte penallti

11:35 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Clement Lenglet ka këmbëngulur se nuk e kishte faulluar Raphael Varanin në barazimin pa gola mes Barcelonës dhe Real Madridit të mërkurën në El Clasico.

Real Madridi u ankua për dy penallti gjatë kësaj ndeshje, me Lenglet që u përfshi në njërin prej incidenteve, raporton Gazeta Express.

Në pjesën e parë, Varane u godit me take nga bashkatdhetari i vet Clement Lenglet e cili e kishte ngritur këmbën lart dhe pastaj u tërhoq për fanelle nga Ivan Rakitic duke u shtyrë për një korner.

Gjyqtari i takimi Jose Hernandez Hernandez nuk dha penallti në asnjërin prej këtyre dy incidenteve, por as VAR-i nuk ndërhyu për t’i rishikuar rastet.

“Desha ta godas topin me kokë dhe në përpjekje për t’i dhënë sa më shumë forcë në mënyrë që të shkojë sa më larg, e preka këmbën e Varane”, tha Lenglet.

“Për mua nuk ishte penallti. Unë jam protagonist dhe e di kur nuk do të bëj faull. Nëse dikush mendon se ajo ishte penallti, atëherë është vetëm mendimi i tyre”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme