Lëndohet Vedat Muriqi

16:21 | 21 Shtator 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim.

Kështu raportojnë mediat në Spanjë.

“Pirati” do të mungojë në ndeshjen e Mallorcas ndaj Real Betisit e cila luhet të hënën me fillim nga ora 21;00.

Padyshim ky është një lajm i keq për trajnerin e Mallorcas, Arraste, i cili ditë më parë humbi edhe sulmuesin Abdon Prats.

Sipas, Marcas ai do të mungojë rreth 3-4 javë, në këtë rast ai do të humbiste dhe dy ndeshjet e tetorit me Kosovën.

Kosova dy ndeshjet e tetorit i luan ndaj Qipros dhe Lituanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme