Raphael Varane do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndërmjet Chelseat dhe Real Madridit.
Mbrojtësi francez ka pësuar një lëndim muskulor që do t’ia pamundësojë të paraqitet në këtë takim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi spanjoll.
“Pas testeve të kryera Varane nuk do të jetë i gatshëm të paraqitet në takimin ndaj Chelseat shkaku i lëndimit të muskulit të djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Varane pritet t’i mungojë madrilenëve së paku dy javë.
Ndeshja Chelsea – Real Madrid, luhet të mërkurën nga ora 21:00.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit