Kombëtarja e Kosovës zhvilloi paraditen e sotme seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.
Futbollistët dardanë punuan me përkushtim të lartë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike, duke synuar përmirësimin e skemave të lojës për përballjen e së premtes.
Në seancën e sotme mungoi Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi.
Përkundër mungesave të rëndësishme si pasojë e lëndimeve, atmosfera brenda kampit të dardanëve mbetet pozitive dhe optimiste.
Pas përfundimit të stërvitjes, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton nesër në mesditë drejt Bukureshtit, ku do të zhvillohet përballja me Rumaninë të premten, më 15 nëntor./Arbresh.info
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...