Lëndohet Nadal, eliminohet nga Australian Open

13:48 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga Australian Open.

Ai ka pësuar një lëndim duke u detyruar ta dorëzojë meçin gjatë setit të pestë kundër Marin Cilic.

Rezultati në sete ishte 2:2, kurse i pesti nisi me 2:0 për Cilicin, përcjell “lajmi.net”.

Por, Nadal u detyrua të tërhiqet për shkak të një lëndimi që iu shfaq në setin e tretë.

Andaj, Cilic ka kaluar në gjysmëfinalen e Australian Open ku do të takohet me Kyle Edmund. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme