Lëndohet Milot Rashica, lë fushën pas një ore lojë

17:36 | 11 Maj 2019
Arbresh Info

Milot Rashica është detyrohet të largohet nga fusha në takimin mes TSG Hoffenheim dhe Werder Bremenit.

Ylli i Kosovës bëri një paraqitje të mirë edhe në takimin e sotëm (e shtunë) mes dy skuadrave gjermane në kuadër të xhiros së 33-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

22-vjeçari arriti madje të krijoi asistim në golin vendimtar gjatë pjesës së parë duke krosuar bukur për Johannes Eggestein, i cili dërgoi topin në rrjetë me kokë për 0 me 1 në minutën e 39′.

Por, Rashica u detyra të largohet nga fusha derisa po zhvilloj minuta e 61′ si pasojë e një lëndimi.

Në vend të tij hyri në fushë Claudio Pizarro ndërkohë që gjendja e yllit kosovar mbetet ende e panjohur.

“Shpresojmë që jeni në rregull”, shkruan Werder Bremeni në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter tek fotoja ku shihet ylli jonë duke lënë fushë./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme