Google ADS

Lëndohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare para ndeshjeve të rëndësishme në Nations League

18:07 | 3 Nëntor 2024
D.H

Marash Kumbulla është lënduar në sfidën e sotme që ekipi i tij, Espanyol po luan si mysafir përballë Barcelonës.

Momentalisht, skuadra e Hansi Flick është duke triumfuar me rezultat 3-1.

Përsa i përket Kumbullës, mbrojtësit shqiptar iu desht të linte fushën e lojës në minutën e 40-të të sfidës.

Në vend të tij hyri Sergi Gomez, teksa shkalla e dëmtimit ende nuk dihet.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë javët e ardhshme dy sfidat e fundit të Nations League në Tiranë, kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Kumbulla rrezikon seriozisht që të mos jetë pjesë e tyre.

Megjithatë kuqezinjtë shpresojnë për një lajm të mirë nga Spanja, duke nisur nga nesër, kur do të bëhen dhe kontrolle të detajuara mjekësore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme